Gjatë natës në tërë Kosovën priten reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Në viset malore do të fillojnë reshje bore të cilat mund të zbresin edhe në ultësira në veri të Kosovës.
Pas ndërprerjes së reshjeve gjatë paradites, pasdite vijnë reshje të reja të cilat në shumë rajone do të shndërrohen në reshje shqote e bore. Vende-vende pritet të ketë edhe shi të ngrirë. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, fillimisht në veri të vendit, pastaj edhe në viset tjera dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 6 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e të enjten pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje atmosferike. Reshje shiu priten në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa reshje bore priten në veri të Malit të Zi, pastaj edhe në veri dhe verilindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.
E Premtja vjen e ftohtë dhe me vranësira të dendura, por me reshje të pakta lokale, shqotë e borë. Reshje shiu priten në jug të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në mbrëmje në Kosovë pritet të rifillojnë reshjet e borës të cilat pritet të zgjasin afërsisht deri mëngjesin e së shtunës, pra nuk pritet të zgjasin shumë.
Fundjava vjen mjaft e ftohtë dhe me reshje të pakta lokale. Të shtunën intervale kohore me diell mund të ketë në jug të Shqipërisë, ndërsa të dielën priten në të gjitha viset./MeteoBallkan
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...