Një kometë pritet të godasë Tokën në fund të këtij viti, sipas një paralajmërimi të dhënë nga udhëheqësi fetar pakistanez Riaz Ahmed Gohar Shahi, i cili e quajti këtë ngjarje “ditën e fundit të kësaj bote”.
Gohar Shahi, një lider shpirtëror dhe mistik, pretendonte se Zoti po dërgonte një kometë për të goditur Tokën, pasi njerëzimi ishte larguar nga të vërtetat shpirtërore. Ai themeloi disa organizata për të përhapur mësimet e tij mbi “dashurinë hyjnore”, përfshirë lëvizjen shpirtërore Anjuman Serfaroshan-e-Islam dhe Messiah Foundation International (MFI).
Në librin e tij të vitit 2000, “Feja e Zotit”, Gohar Shahi shkruante:
“Një kometë është dërguar drejt Tokës për shkatërrim të plotë. Pritet që kometa të bjerë mbi Tokë brenda 20-25 vjetëve të ardhshme. Kjo do të jetë dita e fundit e kësaj bote.”

Pasojat e parashikuara nga ndjekësit e tij përfshijnë tërmete masive, cunami dhe kolaps shoqëror, duke shënuar fundin e rendit aktual botëror. Ata pretendojnë se ky gjykim qiellor është rezultat i degjenerimit moral të njerëzimit, përfshirë luftërat e pafundme dhe shkatërrimin e njëri-tjetrit për arsye të vogla.
Megjithatë, NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore nuk kanë njoftuar asnjë objekt që kërcënon Tokën përpara vitit 2026. Disa kometa dhe asteroide, përfshirë Apophis, janë hequr nga lista e objekteve që mund të godisnin planetin.
Misteri i udhëheqësit shpirtëror
Gohar Shahi u zhduk në menyrë misterioze një vit pas publikimit të librit, në Londër në shtator 2001. Megjithatë, ndjekësit e tij besojnë se ai është ende gjallë dhe i fshehur nga bota, ndërkohë që sot do të ishte 84 vjeç.
Ai pretendonte se shenjat e kometës tashmë ishin parë në sistemin diellor, duke përfshirë edhe një fragment që kishte goditur Jupiterin. Megjithatë, ngjarja e vetme e njohur e një goditjeje në Jupiter përpara librit ishte në vitin 1994, me kometën Shoemaker-Levy 9.
Ndër objektet më të spikatura që po kalojnë sistemin tonë diellor në 2025 dhe 2026 është vizitori ndër-yjor 3I/ATLAS, i cili pritet të jetë ende 170 milion milje larg Tokës në pikën e tij më të afërt më 19 dhjetor.
Mësimet shpirtërore dhe polemikat
Në zemër të mësimeve të Gohar Shahi qëndronte ideja se shpirti i vërtetë qëndron në dashurinë hyjnore, një forcë universale që bashkon të gjitha besimet. Ai përzuri Sufizmin dhe eshatologjinë islame, duke akuzuar liderët botërorë për harxhimin e miliarda dollarëve në gara hapësinore dhe misione në Hënë, ndërkohë që varfëria vazhdon.
“Nëse bëjnë gjithë këto përpjekje për kërkime shkencore, çfarë përfitimi ka kjo për njerëzimin, edhe nëse arrijnë Hënën dhe Jupiterin? A kanë zbuluar ndonjë ilaç për të zgjatur jetën ose për të mposhtur vdekjen?” pyeste udhëheqësi fetar në librin e tij.
Por pretendimet e tij ishin shumë kontroverse: Gohar Shahi pretendonte se ishte Imam Mehdi i pritur, Jezusi i kthyer dhe Kalki Avatar i Hinduizmit, duke nxitur akuza për blasfemi dhe ndalimin e veprimtarive të tij në Pakistan në vitin 2000.
Profecia e tij është rikthyer kohët e fundit pas parashikimeve të rreme për Rrugëtimin Biblik (Rapture) më 23 shtator, që shkaktoi panik tek disa besimtarë. /GazetaExpress/
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...