Drejtori ekzekutiv i “S’Bunker”, Bardhi Bakija, tha në “Samitin për Paqe dhe Demokraci” se Ballkani Perëndimor është “një terren ideal stërvitjeje për luftën informative”.
“Rajoni është kthyer sërish në orbitën gravitacionale të ankthit të vjetër: mitologjive etnike, nacionalizmit performativ, konflikteve të ngrira që riciklohen pa pushim dhe një klase politike tepër të gatshme të shfrytëzojë frikën për qëllime politik”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai beson se “aktorët globalë kanë zbuluar se Ballkani Perëndimor është një terren ideal stërvitjeje për një betejë informacioni dhe se, sipas tij, “objektivi është i sofistikuar, i lirë dhe i pandalshëm, ndërsa dëmi është i madh”.
“Por besueshmëria është më e rëndësishme. Dialogu pa besueshmëri nuk mund të formësojë asnjë paqe. Këtu fillon puna jonë”, tha Bakia, ka raportuar Kossev.
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...