Sekretari i IFJ-së: Përkrahim fortë grevën, kolegët e RTK-së dhe AGK-në, kryeministri Kurti urgjentisht të veprojë për t'a siguruar buxhetin - Gazeta Express
string(118) "sekretar-i-ifj-se-qendrojme-forte-me-agk-ne-kryeministri-kurti-urgjentisht-te-veproje-per-tia-siguruar-rtk-se-buxhetin"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 16:32

Sekretari i IFJ-së: Përkrahim fortë grevën, kolegët e RTK-së dhe AGK-në, kryeministri Kurti urgjentisht të veprojë për t’a siguruar buxhetin

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 16:32

Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger, ka thënë se është e papranueshme që 700 punëtorë të RTK-së kanë kaluar dy muaj pa paga.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të veprojë urgjentisht për të siguruar buxhetin për RTK-në.

“Ne qëndrojmë fort me kolegët tanë të RTK-së, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe grevën e tyre të drejtë”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i #IFJ-së, Anthony Bellanger.”, thuhet në reagim.

“ Qeveria duhet të lirojë menjëherë fondet që i detyrohen transmetuesit publik të Kosovës në mënyrë që pagat të mund të paguhen dhe RTK të mund të vazhdojë të funksionojë.”, përfundon reagimi.