Fotografia: Dokumentimi përmes Negativit - Gazeta Express
string(39) "fotografia-dokumentimi-permes-negativit"

Arte

Gazeta Express

26/11/2025 16:03

Fotografia: Dokumentimi përmes Negativit

Arte

Gazeta Express

26/11/2025 16:03

Këtë të shtunë, më 29 nëntor, nga ora 12:00, në Reporting House, do të mbahet diskutim i hapur me Ridvan Silvovën.

Diskutimi mbahet me Ridvan Slivovën, fotograf dhe kontribues i muzeut, i cili eksploron fotografinë si formë dokumentimi dhe si gjuhë artistike. Duke u bazuar në punën shumëvjeçare të Slivovës në këtë fushë, do të shqyrtohet roli i fotografisë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe interpretimin e realitetit.

Diskutimi do të trajtojë tema si dokumentimi i luftës, etika e imazhit dhe kufiri i hollë mes fotografisë artistike dhe asaj dokumentare. Ngjarja është e hapur për të gjithë ata të cilët janë të interesuar të diskutojnë rreth fotografisë dhe aftësisë së saj për të formësuar perceptimin tonë të realitetit, si dhe mënyrës se si ajo shndërrohet në një gjuhë vizuale dhe artistike.