Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, deklaroi se propozimi i tyre për Avokat të Popullit është zgjidhja më e mirë, sipas, sipas Qokut, “vjen me një dosje të pastër dhe më shumë premtues” në krahasim me kandidatët paraprak.
“Kam thënë edhe njëherë, kandidati ynë është jashtmase më i mirë se kandidatët që kanë pasur ata, dy të tjerët, Ixhet Memedi, i cili u akuzua për ryshfet edhe u largua nga Këshilli i prokurëve dhe ky tjetri, që u kandidua për kryeministër, dhe u bë pastaj Avokat i Popullit. “Ne kemi një kandidat me një dosje të pastërt dhe shumë premtues”, tha Qoku.
Sipas përfaqësuesit të VLEN-it, tanimë kanë filluar bisedimet me opoziten shqiptare, që sa më shpejtë të gjendet zgjidhja e pozicionit për Avokat të Popullit.
“I kemi filluar bisedimet, kemi përpjekje me opoziten shqiptare që shumë shpejt të gjejmë një zgjidhje, sepse Avokati i Popullit, është një pozicion shumë i rëndësishem për të gjithë qytetarët, për të gjithë neve dhe nuk duhet shumë të bëjmë politikë, dhe të shtyjmë brinjët se cili prej ku duhet të vijë kandidati për Avokatin e Popullit… kandidati jonë është shumë i mirë”, deklaroi Bekim Qoku.
tag_katrorimaqedoni_2
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...