Gashi: Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në shtëpi - Gazeta Express
string(63) "gashi-integrimi-evropian-nuk-ndertohet-ne-bruksel-por-ne-shtepi"

Maqedoni

Gazeta Express

26/11/2025 15:14

Gashi: Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në shtëpi

Maqedoni

Gazeta Express

26/11/2025 15:14

Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në vend, në vendimet tona dhe mënyrën në të cilën arrijmë konsensus, porositi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e tetë plenare në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian (KKBE-MK), të mbajtur sot në Kuvend.

Gashi theksoi se asnjë çështje dypalëshe nuk guxon të jetë pengesë për progresin drejt BE-së, duke shtuar se shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi tregojnë se procesi është real dhe i arritshëm.

“Gara jonë nuk duhet të zhvillohet në retorikë, por në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e përbashkëta”, theksoi ai.

Kryetari i Këshillit Kombëtare për Integrim Evropian, Venko Filipçe, paralajmëroi se shteti humb kohë për shkak të mungesës së vullnetit politik për reforma thelbësore.

“Qartë tregon raporti i BE-së, reforma nuk ka, po e humbim kohën. Ky është një nga raportet më të këqij të cilët i ka marrë shteti”, tha Filipçe, duke theksuar se nuk ka përparim në sfera kyçe si gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe reformat mediatike.

Ai shtoi se është i nevojshëm konsensus i gjerë politik për zbatimin e reformave dhe ndryshimeve kushtetuese, sepse, siç tha, Kuvendi është vendi i vetëm ku duhet të arrihet marrëveshje për të ardhmen evropiane të vendit.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Igor Zdravkoski theksoi se Konventa Kombëtare është forum kyç për debat publik gjithëpërfshirës, ku janë përfshirë Qeveria, Parlamenti, shoqëria civile dhe akademia.

“Reformat duhet të vazhdojnë, sepse çdo ngecje ose devijim nga reformat evropiane do të na shtyjë në qorrsokak dhe do të nënkuptojë vetëm humbje kohe dhe energjie”, theksoi ai, duke kujtuar se Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i miratuar nga KE, ofron ndihmë financiare për reforma gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Potencoi se ligji në sferën e shtetit juridik duhet të jetë rezultat i konsensusit të gjerë politik, ekspert dhe shoqëror.

Sipas tij, keqpërdorimi i flamurit evropian më nuk do të ndodhë, ndërsa Kuvendi do të jetë garant për proces transparent dhe të parashikueshëm.

“Së pari ta kryejmë detyrën e shtëpisë, ndërsa pastaj të shohim drejt dialogut”, përfundoi ai.

Ngjarja mbahet nën moton “Reforma nga ana tjetër e retorikës: Sfida rajonale në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, me pjesëmarrje të deputetëve, ambasadorëve, ekspertëve nga gjyqësori, akademikë dhe përfaqësues nga Sllovakia, Shqipëria dhe Serbia.