Rrahmani thotë se Hamza është "figurë unifikuese": Vendi ka nevojë të bashkojmë forcat - Gazeta Express
string(83) "rrahmani-thote-se-hamza-eshte-figure-unifikuese-vendi-ka-nevoje-te-bashkojme-forcat"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:59

Rrahmani thotë se Hamza është “figurë unifikuese”: Vendi ka nevojë të bashkojmë forcat

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:59

Kryetari i Listës për Familje, Eman Rrahmani, gjatë konferencës së sotme ka bërë të ditur arsyet për vendimin që të bëjnë koalicion me PDK’në për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Me kryetarin Hamza kemi pasur bashkëpunime të vazhdueshme dhe si figurë unifikuese edhe shumë profesionale sidomos në çështjet ekonomike, sot vendi ka jashtëzakonisht nevojë që të bashkojmë forcat”, tha ai.

Ai ka thënë se kanë negociuar edhe me parti tjera , mirëpo kanë vendosur që të vazhdojnë me PDK’në.

“Dua të falënderoj të gjithë subjektet politike me të cilat kemi negociuar gjatë kësaj kohe, që kanë shumë konstruktive, sidomos LDK, por në këto zgjedhje kemi vendosur të bashkërrugëtojmë dhe të arrijmë marrëveshje me PDK’në. Natyrisht që njëra ndër arsyet është që sot kemi kandidat për kryeministër kryetarin e PDK Bedri Hamza”, tha ai. /GazetaExpress/