Instituti Albanologjik, organizator i përbashkët i konferencës shkencore “5th International Rast Music Congress” - Gazeta Express
string(109) "instituti-albanologjik-organizator-i-perbashket-i-konferences-shkencore-5th-international-rast-music-congress"

Arte

Gazeta Express

26/11/2025 14:57

Instituti Albanologjik, organizator i përbashkët i konferencës shkencore “5th International Rast Music Congress”

Arte

Gazeta Express

26/11/2025 14:57

Instituti Albanologjik-Prishtinë do të jetë njëri nga organizatorët e konferencës shkencore ndërkombëtare “5th International Rast Music Congress”, në të cilën do të marrin pjesë studiues të njohur të fushës së muzikologjisë, etnomuzikologjisë dhe etnologjisë nga vende të ndryshme të botës, si Turqia, Kosova, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina etj.

Ky aktivitet akademik do të mbahet në datat 29-30 nëntor, 2025, në katin e epërm të Institutit Albanologjik dhe do të fillojë në ora 10:00.

Organizator kryesor i këtij kongresi ndërkombëtar shkencor është Young Wise Publishing me seli në UK (Mbretëria e Bashkuar).

Kongresi Ndërkombëtar i Muzikës Rast (IRMC) është një ngjarje akademike tradicionale tashmë. Organizohet çdo vit dhe mbahet si në formatin online ashtu edhe në atë fizik.

Qëllimi i tij kryesor i tij është që të bëhet një platformë qendrore për diskutimin dhe përhapjen e kërkimit muzikor në mbarë botën.