PDK dhe Lista për Familjen bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza: Kemi ujdi për koalicion para dhe paszgjedhor - Gazeta Express
string(112) "pdk-dhe-lista-per-familjen-bashke-ne-zgjedhjet-e-28-dhjetorit-hamza-kemi-ujdi-per-koalicion-para-dhe-paszgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:51

PDK dhe Lista për Familjen bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza: Kemi ujdi për koalicion para dhe paszgjedhor

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:51

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar për marrëveshje koalicioni para dhe pas zgjedhor me Eman Rrahmanin e Listës për Familjen.

‘’Bashkë me z. Eman Rrahmani dhe anëtarët e tjerë të Listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion para dhe paszgjedhor’’, tha Hamza në një konferencë të përbashkët për media.

Hamza tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është “t’i bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, energjinë, sigurinë dhe normalisht duke pasë kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen”.

“Unë jam i bindur se ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe bashkërisht ne do të kemi sukses”.

Kryetari i PDK-së tha se kandidatët nga Lista për Familjen  që do të jenë në listën garuese janë “vlerë e shtuar”./Express/