Aksident i rëndë afër Skenderajt, kamioni përfundon i rrokullisur pas përplasjes me një veturë - Gazeta Express
string(93) "aksident-i-rende-afer-skenderajt-kamioni-perfundon-i-rrokullisur-pas-perplasjes-me-nje-veture"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:17

Aksident i rëndë afër Skenderajt, kamioni përfundon i rrokullisur pas përplasjes me një veturë

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:17

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.

Nga goditja, kamioni ka përfunduar i rrokullisur në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.