Hamza takohet me udhëheqësit e OVL-UÇK-së: Burra që bartin me krenari plagët e luftës së lavdishme - Gazeta Express
string(97) "hamza-takohet-me-udheheqesit-e-ovl-uck-se-burra-qe-bartin-me-krenari-plaget-e-luftes-se-lavdishme"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:14

Hamza takohet me udhëheqësit e OVL-UÇK-së: Burra që bartin me krenari plagët e luftës së lavdishme

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:14

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar sot me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

Duke i quajtur burra që bartin me krenari plagët e luftës, Hamza tha se një Kosovë më e fortë dhe më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë.

“Sot i prita udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, burra që bartin me krenari plagët dhe kujtimet e luftës sonë të lavdishme.  Çdo rrëfim i tyre na kujton se ky shtet u ndërtua me sakrifica që as koha dhe as harresa nuk mund t’i shlyejnë.

Kosova që duam sot, më e zhvilluar, më e fortë, më dinjitoze, duhet të mbështetet mbi vlerat që heronjtë tanë i mbrojtën me jetë. Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë!” – ka shkruar Hamza.