Papa Leo XIV vizitë tre ditore në Ankara, do të takohet edhe me Erdogan - Gazeta Express
string(70) "papa-leo-xiv-vizite-tre-ditore-ne-ankara-do-te-takohet-edhe-me-erdogan"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:04

Papa Leo XIV vizitë tre ditore në Ankara, do të takohet edhe me Erdogan

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 14:04

Papa Leo XIV të enjten do të vizitojë Ankaranë. Gjatë vizitës së tij në Turqi, Papa do të takohet me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Programi zyrtar i Papës nuk përfshin një vizitë në Shën Sofinë, të cilën e kishte vizituar paraardhësi i tij, por në Xhaminë Blu. Papa do të vizitojë Turqinë nga data 27 deri më 30 nëntor, ku do të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të përbashkëta me Patriarkun Bartolomeu.

Pas vizitës në Turqi të kryejë edhe ndalesën e radhës në Liban, vendi me përqindjen më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme. Në fokus të takimeve mësohet se do të jetë paqja.