Ministria e Kulturës së Kosovës ka reaguar për vdekjen e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Në një komunikatë për media, MKRS ka ngushëlluar familjen e këngëtarit, derisa kanë shprehur pikëllimin për marrjen e lajmit për vdekjen e hershme të këngëtarit.
Në këtë reagim të Ministrisë është vlerësuar zëri e puna artistike e këngëtarit.
Ministri në detyrë, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllimet në emrin e tij personal për familjen e Shpat Kasapit, komunitetin artistik dhe për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe që e kanë vlerësuar e dashur këngëtarin.
Postimi i plotë
Telegram ngushëllimi
E nderuar familja Kasapi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve.
Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë.
Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij.
Me respekt,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...