Sorensen: Spanja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë–Serbi - Gazeta Express
string(63) "sorensen-spanja-riafirmon-mbeshtetjen-per-dialogun-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 13:12

Sorensen: Spanja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë–Serbi

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 13:12

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ku diskutuan për çështjen e dialogut, të cilën Sorensen e ka cilësuar si të dobishme.

“Mirënjohës për interesimin e qëndrueshëm të Spanjës dhe mbështetjen e fortë për avancimin e procesit të normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale X.

Javë më parë, Sorensen kishte takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Gjatë takimit, Sorensen dhe Valtonen kanë diskutuar në detaje mbi procesin e dialogut.

“Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale X.