Vlera e dëmit në kanalin e Ibër Lepencit rreth 4 mijë euro - Gazeta Express
string(58) "vlera-e-demit-ne-kanalin-e-iber-lepencit-rreth-4-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 12:45

Vlera e dëmit në kanalin e Ibër Lepencit rreth 4 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 12:45

Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka thënë për Express se vlera e dëmit të shkaktuar në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok është 3 mijë deri në 4 mijë euro.

Ai tha se sipas ankuesit është dëmtuar najloni i shtrirë në bajpas.

“Me datë 25.11.2025 rreth orës 12:15 ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër Lepencit ka raportuar se cerada-najlloni i cili ka qenë i shtrirë në Bajpas, iu është dëmtuar. Vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 3000-4000 euro. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë kryer vendshikimin. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti është hapur “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti është nën hetime”, tha ai.

*Fotografia nga arkivi