Çmimet e prodhimit u rritën për 5.5% krahasuar me vitin që shkoj - Gazeta Express
string(63) "cmimet-e-prodhimit-u-rriten-per-5-5-krahasuar-me-vitin-qe-shkoj"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 12:27

Çmimet e prodhimit u rritën për 5.5% krahasuar me vitin që shkoj

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 12:27

Çmimet e prodhimit në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), janë më të larta për 5.5% në tremujorin e tretë të këtij vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoj. 

Po ashtu sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij vitit, në tremujorin e tretë, indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 1.3%.

Në njoftimin e ASK-së janë përmendur edhe çmimet të cilat janë rritur krahasuar me tremujorin e tretë të vitit që shkoj. 

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8%, prodhimi i tekstilit 14.2%, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (produkte ose aktivitete prodhuese që nuk hyjnë në ndonjë kategori të veçantë të klasifikimit v.j.) 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”, thuhet në njoftim.

Ngritja thuhet se u neutralizua nga ulja e çmimeve te: “prodhimi tjetër p.k.t. -15.9%, prodhimi i metaleve -10.4%, xeherorët dhe guroret tjera -6.0%, nxjerrja e xehes së metalit -2.5%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5%, prodhimi i pijeve -0.8%”.

Gjithashtu janë paraqitur edhe të dhënat krahasuar me tremujorin e dytë. 

“Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër p.k.t. 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ngritja thuhet se u neutralizua nga rënia e çmimeve te: “prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove -2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.7%, prodhimi i tekstilit -1.0%, xeherorët dhe guroret tjera -0.8%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave -0.8%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -0.4%, prodhimi i pijeve -0.1%, prodhimi i produkteve kimike -0.1%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -0.1%”.