Hoxhaj reagon rreth vdekjes së Shpat Kasapit: Ishte një zë me të cilin u rritën breza, një artist që la gjurmë - Gazeta Express
string(108) "hoxhaj-reagon-rreth-vdekjes-se-shpat-kasapit-ishte-nje-ze-me-te-cilin-u-rriten-breza-nje-artist-qe-la-gjurme"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 11:57

Hoxhaj reagon rreth vdekjes së Shpat Kasapit: Ishte një zë me të cilin u rritën breza, një artist që la gjurmë

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 11:57

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka reaguar rreth vdekjes së këngëtarit, Shpat Kasapit, duke e thënë se lajmi për vdekjen e tij është ‘’lajm i rëndë dhe i pabesueshëm’’.

Hoxhaj ka thënë se Shpati, ka qenë një zë me të cilin u rritën breza, një artist që e la gjurmë në artin shqiptar, e me vlerë të pastër.

‘‘Lajm i rëndë dhe i pabesueshëm. Ikja e Shpat Kasapit na ka goditur të gjithëve. E kam njohur për shumë vite personalisht, që kur ishte shumë i ri! Shpati, ishte një zë me të cilin u rritën breza, një artist që e la gjurmë në artin shqiptar, e me vlerë të pastër. Ngushëllime familjes në këtë dhimbje të madhe. U prehtë në paqe’’, ka shkruar Hoxhaj.