Raportimet se do t'i bashkohet LDK-së, Agon Maliqi: S'e kam në plan, kam angazhime të tjera - Gazeta Express
string(86) "raportimet-se-do-ti-bashkohet-ldk-se-agon-maliqi-se-kam-ne-plan-kam-angazhime-te-tjera"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 11:42

Raportimet se do t’i bashkohet LDK-së, Agon Maliqi: S’e kam në plan, kam angazhime të tjera

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 11:42

Analisti politik, Agon Maliqi, ka demantuar raportimet e mediave të cilat kanë aluduar për një kalim të mundshëm të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Maliqi ka thënë se nuk e ka në plan që të futet në politikë dhe se ka angazhime të tjera në të cilat ndihet i përmbushur.

“Angazhimi im publik dhe bindjet e mia politike gjithmonë kanë qenë transparente, shpesh ndoshta më shumë se sa që duhet. Prandaj si përgjigje ndaj një lajmi të publikuar mbi aderim në parti politike në këto zgjedhje (konkretisht në LDK) them: jo, nuk e kam në plan”, ka shkruar Maliqi.