KQZ sqaron se platforma e regjistrimit të diasporës do të hapet sot pasdite - Gazeta Express
string(75) "kqz-sqaron-se-platforma-e-regjistrimit-te-diaspores-do-te-hapet-sot-pasdite"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 11:16

KQZ sqaron se platforma e regjistrimit të diasporës do të hapet sot pasdite

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 11:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, platforma elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës https://diaspora.kqz-ks.org do të jetë e qasshme gjatë pasdites të së mërkurës.

Elezi ka sqaruar se hapja e platformës është e ndërlidhur me mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (e mërkurë, 26 nëntor 2025, ora 15:00) në të cilën pritet të miratohen Qendrat e Votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.