Në ditën e parë të fillimit të procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, i cili do të zhvillohet nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025.
Sipas KQZ-së, periudha e regjistrimit vlenë vetëm për shtetasit që duan të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, në përfaqësi diplomatike apo përmes postës, ndërkaq për të votuar në vendvotimin e tyre në Kosovë, nuk kanë nevojë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë kësaj periudhe 11 ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes (1) platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes (2) postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë.
Në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:
Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
KQZ sqaron se kjo periudhë e regjistrimit vlenë vetëm për shtetasit që duan të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, ndërkaq për të votuar në vendvotimin e tyre në Kosovë nuk kanë nevojë të regjistrohen si votues jashtë vendit.
Shtetasit e Kosovës që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, do të largohen nga Lista Votuese brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në Listën Votuese jashtë Kosovës.
Ndërkohë, shtetasit e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk regjistrohen për të votuar nga jashtë Kosovës, ndodhen në Listën e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.
Çdo qytetarë i Kosovës me të drejtë vote, si brenda dhe jashtë vendit, përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org mund ta kontrollojë adresën e Qendrës së Votimit ku është i caktuar të votojë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.
Informacione shtesë:
Votimi në përfaqësi diplomatike – organizohet më 27 dhjetor 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.
Votimi përmes postës – do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025. Për këtë mënyrë votimi, KQZ do të njoftojë me kohë për adresat e kutive postare në të cilat do të mund ta dërgojnë pakon me fletëvotim.