Publikohen pamje të rënda – Tri vajza të mitura grushtojnë njëra tjetrën në Drenas, dërgohen në mbajtje - Gazeta Express
string(100) "publikohen-pamje-te-renda-tri-vajza-te-mitura-grushtojne-njera-tjetren-ne-drenas-dergohen-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:16

Publikohen pamje të rënda – Tri vajza të mitura grushtojnë njëra tjetrën në Drenas, dërgohen në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:16

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar tri të mitura nën dyshimin për përfshirje në rrahje mes vete.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc  24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Betimi për Drejtësi” kishte publikuar pamjet nga kjo rrahje mes nxënësve tek Stacioni i Autobusëve.