Mexhiti ngushëllon për vdekjen e Shpat Kasapit: Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh - Gazeta Express
string(97) "mexhiti-ngushellon-per-vdekjen-e-shpat-kasapit-ikja-e-tij-e-papritur-ka-lene-nje-boshllek-te-madh"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:15

Mexhiti ngushëllon për vdekjen e Shpat Kasapit: Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:15

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka ngushëlluar për vdekjen e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij”.

Ai tha se “Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut”.

“Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”.

Mediat maqedonase raportuan se Shpat Kasapi vdiq nga një arrest kardiak.