KQZ mban sot mbledhjen e radhës – në rend dite qendrat e votimit jashtë Kosovës dhe lista preliminare e votuesve - Gazeta Express
string(110) "kqz-mban-sot-mbledhjen-e-radhes-ne-rend-dite-qendrat-e-votimit-jashte-kosoves-dhe-lista-preliminare-e-votuesve"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:13

KQZ mban sot mbledhjen e radhës – në rend dite qendrat e votimit jashtë Kosovës dhe lista preliminare e votuesve

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 10:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, KQZ pritet të shqyrtojë çështje të rëndësishme lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas rendit të ditës, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të paraqesë për shqyrtim dhe miratim listën e Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, përfshirë numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për secilin vendvotim. Vendimi pritet të përcaktojë mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor për diasporën.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së do të njoftohen me raportin e Listës preliminare të Votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, një dokument kyç për përgatitjen e mëtejshme të procesit zgjedhor dhe evidentimin e saktë të votuesve me të drejtë vote.