Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet - Gazeta Express
string(68) "mungesa-e-transportit-publik-shkaktohen-kolona-te-gjata-ne-kryeqytet"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 9:54

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 9:54

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Stacionet e autobusëve në kryqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e gjata kanë shkaktuar kaos në trafik.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit.