“Po udhëtonte drejt Bosnjës, atje e ka furrën”, detaje të reja nga arrestimi i veteranit në Serbi - Gazeta Express
string(93) "po-udhetonte-drejt-bosnjes-atje-e-ka-furren-detaje-te-reja-nga-arrestimi-i-veteranit-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 8:48

“Po udhëtonte drejt Bosnjës, atje e ka furrën”, detaje të reja nga arrestimi i veteranit në Serbi

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 8:48

Ish-ushtari i UÇK-së Avni Qenaj, është arrestuar ditën e martë në Serbi. I njëjti ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Qenaj, aktualisht ndodhet në paraburgim me masë ndalimi 48-orësh, ndërsa ndaj tij pritet të dorëzohet një kallëzim penal në prokurorinë kompetente.

Lidhur me arrestimin, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai tha se informacionet e vetme që posedon, është se Avni Qenaj po udhëtonte drejt Bosnje e Hercegovinës, pasi sipas Gucatit, ai në Bosnje kishte furrën.

“Unë i kam marr të gjitha informacionet në Has, sepse Avnia është nga Hasi i Prizrenit. Me sa kam kuptuar, ai është arrestuar në kufirin me Serbinë, teksa po udhëtonte për në Bosnje. Ai furrën e ka në Bosnje”.

“Ai ka udhëtuar disa vite andej, dhe kjo është për herë të parë që i ka ndodhur një gjë e tillë, dhe mua më vjen keq. Ne kemi bërë thirrje edhe përmes emisionit tuaj, edhe mediave tjera, të mos shkojnë nëpër Serbi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse po kanë probleme”, tha Gucati.