Tahiri: Që nga dita e parë nuk i ka pasur numrat për Qeveri - Gazeta Express
string(58) "tahiri-qe-nga-dita-e-pare-nuk-i-ka-pasur-numrat-per-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 7:59

Tahiri: Që nga dita e parë nuk i ka pasur numrat për Qeveri

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 7:59

Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri ka folur për situatën politike në vend.

Ai tha se po të kishte qenë deputet do të votonte pro konstituimit të Kuvendit.

“Që nga dita e parë e kemi ditë që z. Kurti nuk i ka numrat për Qeveri. Ne do ta kishim konstituuar Kuvendin dhe i kishim thënë zotëri, ti shohim numrat, ky si ka pasë numrat. Nuk ka dashtë me pas Qeveri Kurti me 61 deputetë, për shkak se e ka ditur se ajo qeveri është me 62 kryeministra”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tashmë e ka caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ato pritet të mbahen më 28 dhjetor.