Opinionistja Aida Dërguti, tha se kur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaron se nuk ka vija të kuqe me askënd, ai po flet si fitues i garës zgjedhore.
Dërguti theksoi se Hamza ka pasur një qasje të kujdesshme gjatë fushatës, duke përdorur një gjuhë të butë dhe unifikuese.
“Mendoj që zoti Hamza e ka pasur gjuhën shumë të kujdesshme, ka qenë i butë dhe unifikues edhe gjatë fushatës. Dhe kur flet për vija të kuqe, e mendon si fitues i garës, kur do të jetë kryeministër”, tha Dërguti, transmeton Klankosova.
Ndër tjerash, sipas Dërgutit, gjithë puna disa vjeçare e institucioneve për zhbërjen ose minimizimin e Listës Serbe ka prodhuar efekt të kundërt, duke qenë se kjo listë ka fituar në 10 komuna.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...