Vdekja e Behar Topillës, Kurti: Historia e tij mbetet dëshmi e fuqishme e gjenocidit serb - Gazeta Express
string(87) "vdekja-e-behar-topilles-kurti-historia-e-tij-mbetet-deshmi-e-fuqishme-e-gjenocidit-serb"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 23:47

Vdekja e Behar Topillës, Kurti: Historia e tij mbetet dëshmi e fuqishme e gjenocidit serb

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 23:47

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar me dhimbje për vdekjen e Behar Topillës, të vetmit të mbijetuar të masakrës së Shavarinat në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, të kryer nga forcat serbe më 1999. Topilla ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare në Suedi, ku jetonte, pas një sëmundjeje.

Kurti tha se rrëfimi i tij do të mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të të mbijetuarve të drejtpërdrejtë të masakrave të kryera nga forcat serbe.

“Kështu në mesditën e 1 prillit 1999, njësite ushtarake serbe e morën një grup prej 176 personash që ishin strehuar në xhaminë e fshatit Qirez. Ndër ta ishte edhe Behar Topilla, i cili bashkë me dhjetëra të tjerë, mes torturash dhe dhunës fizike, përfundoi në radhë për t’u pushkatuar nga ushtarët serbë, pranë një grope te Shavarinat afër minierës së Feronikelit. Rrugës, atë e kishin plagosur duke e shpuar në krahë dhe duar me goditje me thikë. I zënë poshtë trupave të mbi 40 të vrarëve, Behari u shpëtoi plumbave dhe më pas ciflave të bombave”, ka shkruar Kurti.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Topilla dhe miqve të Beharit si dhe atyre që e kanë njohur.

“Behar Topilla, u kujtoftë gjithmonë mes nesh bashkë me historinë dhe rrëfimet e tij!”