Fitore Pacolli arsyeton premtimin e pambajtur të Kurtit: Deshtëm me i ulë çmimet, po s'na la LDK-ja - Gazeta Express
string(96) "fitore-pacolli-arsyeton-premtimin-e-pambajtur-te-kurtit-deshtem-me-i-ule-cmimet-po-sna-la-ldk-ja"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 17:45

Fitore Pacolli arsyeton premtimin e pambajtur të Kurtit: Deshtëm me i ulë çmimet, po s’na la LDK-ja

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 17:45

Ish-deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, është pyetur për premtimet e dhëna të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që do t’i ulte çmimet e gjërave bazike ushqimore në momentin që do të vinte në pushtet.

Pacolli në një intervistë në FRONTAL e ka arsyetuar këtë premtim të pambajtur të Kurtit, duke thënë se kanë marrë vendim për ulje të çmimeve, por që LDK është ankuar në Kushtetuese dhe se kushtetuesja e ka kthyer një vendim të tillë mbrapsht.

Pacolli ka thënë se ky është shkaku se pse s’janë ulur çmimet në Kosovë.