Zyrtarët amerikanë pak më herët kanë deklaruar se Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, me vetëm “detaje të vogla” të pazgjidhura.
Tash po ashtu ka folur edhe një zyrtar ukrainas për Reuters duke thënë se Ukraina e mbështet thelbin e kornizës së marrëveshjes së paqes pas bisedimeve të zhvilluara në Gjenevë.
Zyrtari, i cili nuk u identifikua, shtoi se çështjet më të ndjeshme të kësaj kornize pritet të diskutohen mes Volodymyr Zelenskyyt dhe Donald Trumpit.
Duke folur ndërsa sekretari i ushtrisë amerikane ishte në Abu Dhabi duke mbajtur takime me zyrtarë rusë në lidhje me propozimin e administratës Trump, një zyrtar amerikan më herët tha: “Ukrainasit kanë rënë dakord për marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla që duhen zgjidhur, por ata kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje”./Express/