Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka publikuar një video nga pritja e organizuar dje për Festën e Flamurit. Ai tha se në këtë pritje është nderuar himni i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
“Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për Festën e Pavarësisë, u nderuan me solemnitet Himni Kombëtar i Republikës së Shqipërisë 🇦🇱dhe Himni i Republikës së Kosovës.”
Malaj shtoi se shpirti shqiptar mbetet i pandarë.
“Ky moment i veçantë, i mbushur me emocione dhe krenari kombëtare, rikujtoi edhe një herë se, përtej çdo vije të vizatuar nga historia, shpirti shqiptar mbetet i pandarë. Dy himne, dy shtete, një histori, një zemër e madhe kombëtare. Nderimi i dy himneve u kthye në një çast reflektimi mbi sakrificën, lirinë dhe vëllazërinë që bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, një lidhje që ushqehet nga kujtesa, respekti dhe aspirata e përbashkët europiane.”