Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, mban ligjëratë publike për studentët e UNI – Universum International College! - Gazeta Express
string(123) "ambasadori-i-shqiperise-ne-kosove-z-petrit-malaj-mban-ligjerate-publike-per-studentet-e-uni-universum-international-college"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 15:07

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, mban ligjëratë publike për studentët e UNI – Universum International College!

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 15:07

UNI – Universum International College mirëpriti Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, në një bashkëbisedim informues dhe me vlerë akademike me temën “Roli dhe rëndësia e 28 Nëntorit”.  

Studentët dhe stafi akademik patën mundësinë të dëgjojnë nga afër reflektimet e Ambasadorit mbi një nga datat më të rëndësishme për kombin shqiptar — 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Ky takim vërtetoi përkushtimin e UNI – Universum International College për t’u ofruar studentëve përvoja të thelluara akademike, historike dhe ndërkulturore, që kultivojnë mendim kritik, identitet dhe lidership të përgjegjshëm.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Malaj theksoi rëndësinë historike, diplomatike dhe kulturore të kësaj date, duke sjellë perspektiva mbi rrugëtimin e shtetformimit shqiptar, sfidat e përbashkëta kombëtare dhe rolin e diplomacisë në forcimin e unitetit dhe zhvillimit të shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

Kjo ngjarje dëshmoi përkushtimin e UNI – Universum International College për të ofruar studentëve përvoja të jashtëzakonshme akademike dhe ndërkombëtare, duke i pajisur ata me njohuri, inspirim dhe vizion për të qenë liderë të rinj globalë

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.