Kompania Regjionale e Mbeturinave ‘’Pastrimi’’, ka njoftuar se të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim.
Nga kjo kompani është thënë edhe se procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, duke i ftuar ata që pagesat t’i kryejnë sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme.
Postimi:
Njoftim për konsumatorët e KRM “Pastrimi”
KRM “Pastrimi” SH.A. njofton të gjithë konsumatorët, amvisëritë, në komunat Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas, dhe Fushë Kosovë, që të kryejnë pagesën e faturave të mbetura të shërbimit të mbeturinave.
📌 Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi.
Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme.
💳 Ku mund t’i paguani faturat?
Për lehtësinë tuaj, pagesat mund të realizohen në mënyrat e mëposhtme:
Në sportelet e KRM “Pastrimi” SH.A.
Përmes platformës E-Kosova
Në të gjitha pikat e Postës së Kosovës
Përmes Western Union
Përmes Ria / Riga
Edhe pa faturë, vetëm me emër, mbiemër dhe adresë
Për çdo paqartësi ose informatë shtesë, mund të na kontaktoni në numrat dhe adresën zyrtare të KRM “Pastrimi”.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
KRM “Pastrimi” SH.A. – në shërbim të qytetarëve dhe pastërtisë së komunave tona.