Hajdaraj pyetet për një takim të KPK’së më 17 nëntor: Ishte konfidencial, u mbajt me kërkesë të Besim Kelmendit - Gazeta Express
string(108) "hajdaraj-pyetet-per-nje-takim-te-kpkse-me-17-nentor-ishte-konfidencial-u-mbajt-me-kerkese-te-besim-kelmendit"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:55

Hajdaraj pyetet për një takim të KPK’së më 17 nëntor: Ishte konfidencial, u mbajt me kërkesë të Besim Kelmendit

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:55

Kryesuesi i KPK’së, Ardian Hajdaraj, në konferencën e sotme është pyetur për një takim të datës 17 nëntor, raporton Gazeta Express.

Ai tha se atë ditë është mbajtur një takim që ka qenë konfidencial dhe është thirrur me kërkesë të U.D. të kryeprokurorit Besim Kelmendi, që u shkarkua javën e kaluar nga ky post.

Hajdaraj nuk dha detaje.

“Takimi i datës 17 nëntor ka qenë konfidencial me kërkesë të z. Kelmendi dhe deri në një vendim tjetër të Këshillit nuk mund të vendosim për qasjen në atë dokument”. /Express/