Kritikat e BE'së dhe shoqërisë civile për shkarkimin e Kelmendit, Hajdaraj thotë se do ta presin vendimin e Gjykatës - Gazeta Express
string(114) "kritikat-e-bese-dhe-shoqerise-civile-per-shkarkimin-e-kelmendit-hajdaraj-thote-se-do-ta-presin-vendimin-e-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:49

Kritikat e BE’së dhe shoqërisë civile për shkarkimin e Kelmendit, Hajdaraj thotë se do ta presin vendimin e Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:49

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se shkarkimi i U.D. të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, “pengon reformat e nevojshme në KPK dhe shpërfill parimet e ligjit” dhe se “minon përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE’së”, raporton Gazeta Express.

Lidhur me këtë deklaratë dhe kritikat e shoqërisë civile në Kosovë është pyetur sot kryesuesi i KPK’së, Ardian Hajdaraj.

Ai tha se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me BE’në dhe se kanë respektuar ligjin, ndërsa shtoi se nuk i komenton deklarimet e shoqërisë civile.

Hajdaraj tha se do të presin vendimin e gjykatës.

“Ne respektojmë dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BE’në dhe gjithashtu ne kemi respektuar ligjin dhe jemi për respektim të ligjit. Ne nuk i komentojmë deklarimet e shoqërisë civile sepse kjo çështje do të shkojë në gjykatë dhe për ne çdo vendim i gjykatës është i pakontestueshëm dhe i zbatueshëm. Detyrën e kryeprokurorit e ushtron Agron Qalajn.”