Për herë të parë në Gjakovë po mbahet Panairi i Librit në kuadër të Festivalit të Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit”.
Në vazhdën e aktiviteteve që organizohen në qytetin e Gjakovës gjatë mbajtjes së festivalit, këtë vit shtohet edhe festa e librit.
Shtëpitë Botuese nga Kosova do të marrinë pjesë në panair më tituj të ri. Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ është rikthyer me kolanën ‘Anima’ me ciklin e dytë të botimeve, duke sjellë në shqipe tri vepra të jashtëzakonshme, të cilat do të prezantohen nga afër në Panairin e Librit në Gjakovë.
Panairi i Librit mbahet tri ditë më 27,28 dhe 29 nëntor në Çarshinë e Vjetër.