Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, tha se U.D. i kryeprokurorit Besim Kelmendi ka pasur detyrim që t’i ndjekë rrugët ligjore për të gjitha pretendimet për shantazhe, raporton Gazeta Express.
“Kelmendi ka pasur detyrim dhe përgjegjësi për të ndjekur të gjitha rrugë ligjore ndaj kujtdo qoftë e jo të dalë në konferencë për shtyp për të shfaqur pretendime për presion a shantazh apo forma tjera joligjore të ndikimit që ka bërë ndaj një prokurori brenda një sistemi”.
Sipas tij, kështu Kelmendi nuk e ka kryer detyrën e tij, por e ka lëkundur besimin e publikut në sistemin prokurorial.
“Kësisoj ai nuk e ka kryer detyrën e tij sipas kushtetutës dhe ligjit ,përkundrazi ka lëkundur besimin e publikut në sistemin prokurorial. I bëj thirrje Agron Qalajt të shqyrtojë të gjitha pretendimet e z. Kelmendi për të trajtuar dhe hetuar përgjegjësinë e secilit person të përfshirë në këtë rast”. /Express/