Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë - Gazeta Express
string(100) "mumifikoi-nenen-ne-shtepi-per-ti-marre-pensionin-arrestohet-djali-u-diktua-nga-punonjesja-e-bashkise"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:00

Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet djali, u diktua nga punonjësja e bashkisë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 14:00

Ndodh në Itali. Një djalë është arrestuar nga policia, pasi ai prej vitesh maskohej si nëna e tij, për të tërhequr pensionin.

Kjo gjë, sipas mediave italiane ka ndodhur prej disa vitesh, ndërsa së fundmi ai u diktua nga punonjësja e bashkisë, teksa kishte shkuar për të rinovuar kartën e identitetit.

Punonjësja, kishte kuptuar se pas grimit të bërë mirë, varëses me perla që kishte në qafë dhe vathëve, fshihej një mashkull dhe jo zonja në fjalë.

Pasi i bëri fotografinë, punonjësja e referoi këtë rast tek eprorët e saj, të cilët lajmëruan më pas policinë. Pas verifikimeve, blutë kuptuan se fotografia nuk ishte njësoj dhe se diçka fshihej.

Teksa punonjësja e lajmëron për të “tërhequr” kartën e identitetit, aty ishin të pranishëm forcat e policisë që bënë të mundur edhe arrestimin e tij.

Pas kësaj, u kërkua që të ushtrohej një kontroll në shtëpinë e djalit. Në një dhomë, policia gjeti të mumifikuar nënën e tij, që sipas ekspertëve, mund të ketë vite që ka ndërruar jetë.

Djali, për ta mbuluar të gjithë këtë që kishte ndodhur, jo vetëm bënte të mundur tërheqjen e pensionit, por edhe nënshkruante deklaratat vjetore tatimor.

Djali aktualisht po merret në pyetje për të zbardhur edhe më shumë detaje. Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte djali i një mjeku, që ka ndërruar jetë vite më parë, ndërsa vetë me profesion ishte infermier, por i pa punë./vizionplus