Gjatë konferencës për media, presidenti serb Aleksandar Vuçiç la të kuptohej hapur se Serbia ka vepruar në përputhje të plotë me kërkesat e Moskës, duke e pranuar faktikisht nënshtrimin politik dhe ekonomik ndaj Rusisë. Ai theksoi se Beogradi “ka bërë gjithçka për të treguar respekt”, duke shtuar se vendi i tij nuk ka marrë asnjëherë hapa që do të mund të interpretoheshin si kundërshtim ndaj Kremlinit.
“S’jemi kundërvënë kurrë miqve tanë rusë. Çdo gjë që ata kërkuan, ne e kemi nënshkruar,” tha Vuçiç, duke përmendur se Rusia ka ndryshuar tre herë këtë vit pronësinë e kompanisë energjetike NIS dhe Serbia nuk ka ushtruar të drejtën e saj ligjore për blerjen me përparësi, duke i lënë Gazprom-it dorë të lirë në çdo vendimmarrje.
Ai kujtoi se Serbia i shiti pasuritë kryesore të NIS-it Gazprom-it për vetëm rreth 400 milionë euro – përfshirë rafineritë, dhjetëra ndërtesa, qindra pompa karburanti, cisterna dhe kapacitete të tjera – një marrëveshje që sot kritikohet si dorëzim i plotë i sektorit energjetik interesave ruse.
Vuçiç këmbënguli se Serbia ka qenë “mikpritëse dhe korrekte” ndaj investitorit rus, duke e quajtur disa herë Moskën “mik”, ndërsa theksoi se vendi i tij ka mbajtur një qasje të qëndrueshme dhe respektuese në marrëdhëniet dypalëshe.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...