Në një intervistë të fundit, David Cameron tregoi se si një mesazh nga gruaja e tij pas një interviste të Nick Jones, themelues i Soho House, e shtyu të bënte një test PSA në vitin 2022.
Testi zbuloi shenja shqetësuese dhe më pas biopsia konfirmoi kancerin e prostatës.
Cameron tregon se të dëgjonte për diagnozën ishte i vështirë, por vendosi të vepronte shpejt, sidomos pasi vëllai i tij kishte ndërruar jetë nga kanceri në pankreas në të njëjtën moshë.
Ai zgjodhi një trajtim minimalisht invaziv të quajtur terapi fokale, e cila shkatërron qelizat kancerogjene pa dëmtuar zonat përreth. Sipas tij, trajtimi funksionoi dhe skanimi pasues tregoi rezultate shumë të mira.
Cameron tani po i bashkohet thirrjes së “Prostate Cancer Research” që depistimi t’u ofrohet burrave me rrezik të lartë, pasi teknologjitë e reja – si MRI dhe testet gjenetike – e bëjnë depistimin më të saktë dhe me më pak rreziqe. Ai pranon se ka debate rreth testimit masiv, por mendon se koha ka ardhur për të rivlerësuar qasjen e NHS.
Ai thekson se burrat shpesh shmangin bisedat për shëndetin e tyre, por shpreson se rrëfimi i tij do t’i nxisë të tjerët të informohen dhe, nëse duhet, të kontrollohen.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...