Mustafa: Hera e parë që një parti del e para dhe nuk e bën Qeverinë - Gazeta Express
string(66) "mustafa-hera-e-pare-qe-nje-parti-del-e-para-dhe-nuk-e-ben-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 7:43

Mustafa: Hera e parë që një parti del e para dhe nuk e bën Qeverinë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 7:43

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë nxitur reagime të shumta, pasi Lëvizja Vetëvendosje – e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit doli partia më e votuar dhe mori dy herë mandatimin nga presidentja Vjosa Osmani – nuk arriti t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.

Për këtë situatë foli edhe anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, në emisionin Adresa, ku theksoi se një rast i tillë është i paprecedentë në historinë politike të Kosovës.

“Është hera e parë që një parti del e para dhe nuk e bën Qeverinë,” deklaroi Mustafa.