28 dhjetor – diaspora voton në ambasada dhe me postë - Gazeta Express
string(50) "28-dhjetor-diaspora-voton-ne-ambasada-dhe-me-poste"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 7:28

28 dhjetor – diaspora voton në ambasada dhe me postë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 7:28

Më 28 dhjetor në Kosovë organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote ka edhe diaspora.

Regjistrimi për shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit do të nis më 26 nëntor e do përfundojë më 6 dhjetor.

“Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë me 26 nëntor dhe do të përfundojë me 6 dhjetor. Kjo bëhet përmes platformës së KQZ-së dhe përmes postës, ne inkurajojmë të përdoret platforma elektronike sepse është shumë e lehtë”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlamir Elezi në Pressing.

Ai shtoi se votimi bëhet në dy mënyra: votimi fizik në përfaqësitë diplomatike dhe votimi përmes postës.