Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te përplasjet VV-së me ish-partitë opozite rreth çështjeve të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore.
Në “Debat Plus”, Ymeri ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje tentoi të kapitalizonte politikisht duke krijuar një “kurth” për partitë ish-opozitare, por që kjo strategji i është kthyer në dëm vetë partisë së Kurtit.
Sipas Ymerit, qëllimi i VV-së ishte sjellja e buxhetit në Kuvend për të krijuar narrativën se opozita po e bllokon atë, mirëpo kjo iu shndërrua në një lloj bumerangu.
“Është një kurth të cilin Vetëvendosja u mundua t’ua ngrisë partive që ishin deri dje në opozitë – pra me e sjellë buxhetin në Kuvend dhe me thënë ‘kqyre këta nuk po duan ta votojnë’. Ndërsa sot iu kthye në bumerang në të cilin po bie vetë Vetëvendosja” – ka deklaruar Ymeri.
Sipas tij, partia e Albin Kurtit humbet terren sa herë që debati zhvendoset nga retorika politike te problemet konkrete ekonomike dhe sociale. Ai mori shembull problemet me transportin urban dhe mungesën e mjeteve për funksionimin e tij, duke nënvizuar se këto dështime nuk mund të mbulohen me oratorinë e zakonshme të Kurtit.
“S’është hera e parë kur VV-ja përballet me çështje që lidhen me zhvillim ekonomik, me çështje sociale dhe kështu me radhë, e humb diskursin. Pra, nuk mundet me u nxjerrë me retorikën dhe fjalët që i përdor zakonisht Kurti ku tenton të shtrëmbëroj gjëra. Sepse kur flitet për gjëra konkrete… këto janë çështje të cilat nuk mund t’i mbulosh me fjalë të bukura” – shtoi ai.
Si dëshmi të këtij “bumerangu” politik dhe vështirësisë në menaxhimin e situatës, Ymeri e cilësoi reagimin e Ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“S’është hera e parë kur VV-ja përballet me çështje që lidhen me zhvillim ekonomik, me çështje sociale dhe kështu me radhë, e humb diskursin. Pra, nuk mundet me u nxjerrë me retorikën dhe fjalët që i përdor zakonisht Kurti ku tenton të shtrembëroj gjëra. Sepse kur flitet për gjëra konkrete, për shembull transporti urban që nuk ka mjete me funksionu, këto janë çështje të cilat nuk mund t’i mbulosh me fjalë të bukura. Unë e pash sot një nervozë nga Hekuran Murati i cili u detyru me dalë në konferencë për shtyp dhe me dhënë edhe njëherë një shpejgim të vetin dhe me vazhdu me akuzat ndaj partive ish-opozitare” – u shpreh Ymeri.