Vranësira e intervale me diell sot - Gazeta Express
string(36) "vranesira-e-intervale-me-diell-sot-3"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 7:14

Vranësira e intervale me diell sot

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 7:14

Riga lokale shiu kalojnë pjesëve më qëndrore të vendit mëngjesin e së martës. Ditën erërat e theksuara juglindore që frynë me shpejtësi prej 5-10m/s, mbajnë reshjet më të përqëndruara në perëndim të vendit, derisa nga lindja do të ketë më shpesh intervale me diell.

Temperaturat në rritje shkojnë deri në 11C e 14C, maksimalet, ndërsa minimalet zbresin në 3C e 6C.
Vransira e intervale me diell ndërrohen ditën e mërkurë, e kohëpaskohe po parashihen edhe të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat mbesin paksa të larta me maksimale deri në 12C. Ditën e enjtë me kalimin e frontit të ftohtë, temperaturat pësojnë një rënie të theksuar në 2C e 0C, ndërkohë që reshjet e shiut shndërrohen në reshje dëbore, e ku vende-vende mund të formojnë edhe shtresë dëbore, 5 deri 10cm, zonave malore më shumë. Të reshurat e dëborës mund të paraqiten kohëpaskohe ditën e premtë, me temperatura që mbesin të ulëta prej 2C deri 4C.

Kryesisht vranët parashihet moti të shtunën, pa ndonjë lëvizje të theksuar të temperaturës. Nga dita e enjtë erërat ndryshojnë drejtimin në krahun verior dhe frynë me intenzitet mesatarë 6-12m/s, dhe hove të fuqishme deri në 15m/s, njofton Mendimi për Motin.