Arben Gashi nga LDK-ja ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se pa formim të Qeverisë, ka qenë e pamundur të krijohen komisione parlamentare.
Kjo pasi element kryesor i ndarjes së komisioneve është kush është pozitë, e kush opozitë.
“Rregullorja i Kuvendit të Kosovës, komisionet reflektojnë përballjen politike të Kuvendit dhe ndarjen pozitë dhe opozitë, kur i ka thirr kryetari i Kuvendit për të ndarë komisionet, ata kanë thënë cila është ndarja pozitë – opozitë”.
“Ka qenë e pamundur proceduralisht të shqyrtohet ligji i buxhetit dhe ligjet që kanë të bëjnë marrëveshjet ndërkombëtare. Proceduralisht e ligjërisht ka qenë e pamundur”, ka thënë ai. /Gazeta Express