Ato mund të jepen me synimin më të mirë – por dhuratat e tipit “përmirësim vetjak”, si çajrat për humbje peshe apo abonetë e palestrës, janë ide shumë të këqija për t’i vendosur nën bredh, sipas një studimi të ri.
Studiues nga Florida International University kanë zbuluar se dhuratat që nxisin vetë-përmirësimin shpesh i bëjnë marrësit të ndihen të gjykuar, jo të vlerësuar.
Si e zbuluan këtë?
Në pesë eksperimente me gjithsej 1,340 pjesëmarrës, njerëzit u vendosën përballë dy lloje dhuratash të ngjashme:
“Get Lean Tea” (çaj për dobësim) kundrejt çajit të thjeshtë maroken
Kalendar “Komunikim i efektshëm” kundrejt kalendarit neutral “A e dinit?”
Rezultati ishte i njëjtë në çdo rast:
➡️ Marrësit i vlerësuan më dobët dhuratat për vetë-përmirësim,
➡️ folën më negativisht për to,
➡️ dhe kishin më shumë gjasa të jepnin komente të këqija online.
Por kur njerëzit i blenë të njëjtat produkte për veten e tyre, efekti negativ zhdukej krejt.
“Dhuratat duhet të shprehin dashuri dhe bujari,” shpjegon autorja e studimit, Dr. Linnéa Chapman.
“Një dhuratë për vetë-përmirësim mund të sfidojë ndjenjën e dikujt se është i dashur ashtu siç është.”
Cilat dhurata janë më problematike?
Studimi liston disa produkte të tregtuara shpesh si dhurata festive:
karta dhurate për Peloton ose palestra
orë inteligjente si Fitbit
produkte dobësimi (çajra, vakte të parapaketuara)
karta dhurate për botox apo trajtime lëkure
libra vetë-ndihme dhe kurse zhvillimi personal
Mesazhe reklamash si “Botox është lulet e reja – dhuroni me mend!” janë shembulli perfekt i qasjes së gabuar.
Në analizë, dy të tretat e pjesëmarrësve thanë se kishin marrë dhuratë diçka të lidhur me vetë-përmirësimin, shpesh libra vetë-ndihme, aplikacione meditimi ose pajisje sportive.
Pse këto dhurata dëmtojnë?
Ekipi thotë se dhuratat e tilla nënkuptojnë se marrësi “nuk mjafton”:
“Një dyshek yoga në janar tregon motivim,” thotë Dr. Chapman.
“Por i vendosur nën bredhin e Krishtlindjes mund të thotë: Duhet të dobësohesh.”
Kjo dëmton emocionet, dhe si pasojë marrësit “shfryjnë” ciflën duke vlerësuar produktin negativisht.
Mesazhi për tregtarët
Reklamimi i produkteve të vetë-përmirësimit si dhurata festive mund të kthehet në bumerang, paralajmëron studimi.
Ekspertët sugjerojnë që këto produkte të promovohen më shumë në janar, kur njerëzit vendosin vetë rezolutat e vitit të ri.
Studimi tjetër: Mos e ekzagjeroni me paketimin e dhuratave
Një studim i veçantë nga Beijing Technology and Business University zbuloi se:
dhuruesit preferojnë paketim të tepruar, duke besuar se duket më i menduar;
marrësit e urrejnë paketimin e tepruar, duke e parë si të panevojshëm dhe jo të sinqertë.
Kur marrëdhënia është e largët – p.sh. shkëmbim dhuratash në zyrë – reagimi negativ është edhe më i fortë.
“Marrësit lodhen duke hapur shtresa të panumërta,” shkruan ekipi.
“Pastaj duhet të gjejnë mënyrën si t’i hedhin, gjë që sjell bezdi.” /GazetaExpress/