Arbër Selmani do të promovoj librin më të ri, “Testosteron”, më datë 5 dhjetor, në ora 19:00, në Barabar Centre, Hotel Grand, Prishtinë.
“Testosteron” trajton vetminë, intimitetin, guximin, humbjet, trupin, seksin dhe dashurinë – të gjitha të vendosura në një botë që shpesh lëviz më shpejt se ajo çka ne përpunojmë.
Në këtë libër, në 200 faqe historia zhvendoset mes qyteteve, ndjenjave dhe fundeve të vogla të jetës, aty ku njerëzit afër nesh – shokët, të dashurit, kujtimet – shpesh janë rrëfimet më të sinqerta të vetes sonë.
Libri botohet nga ALBAS dhe ishte fitues i Fondit Letrar për të Rinj në Shqipëri.
Libri u prezantua ditë më parë në Tiranë, në kuadër të Panairit të Librit.