Akuzat e Ramës për Ministrinë e Muratit: Kjo është sikur t'i keni paratë tuaja në bankë, e një zyrtar i bankës nuk ua lëshon për teke të vetat - Gazeta Express
string(139) "akuzat-e-rames-per-ministrine-e-muratit-kjo-eshte-sikur-ti-keni-parate-tuaja-ne-banke-e-nje-zyrtar-i-bankes-nuk-ua-leshon-per-teke-te-vetat"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 15:33

Akuzat e Ramës për Ministrinë e Muratit: Kjo është sikur t’i keni paratë tuaja në bankë, e një zyrtar i bankës nuk ua lëshon për teke të vetat

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 15:33

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot gazetarëve, duke folur për transportin publik ka thënë se kjo “është sikur ju të keni paratë tuaja në bankë, e një zyrtar i bankës nuk ua lëshon të hollat për teke të vetat”.

“Problemi është te Ministria e Financave. Kam kërkuar takim urgjent edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave, që ky problem të zgjidhet, pasi mund të zgjidhet menjëherë. Kjo është sikur ju, qytetarë të nderuar, të keni paratë tuaja në bankë, e një zyrtar i bankës nuk ua lëshon të hollat për teke të vetat. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në kryeqytet, prandaj ky tubim duhet të zhvillohet para Qeverisë, e jo këtu”, u shpreh ai.