OVL e UÇK'së i reagon Speciales: Mbajtja e seancës më 28 nëntor, fyerje e ndjenjave tona kombëtare - Gazeta Express
string(95) "ovl-e-uckse-i-reagon-speciales-mbajtja-e-seances-me-28-nentor-fyerje-e-ndjenjave-tona-kombetare"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 13:35

OVL e UÇK’së i reagon Speciales: Mbajtja e seancës më 28 nëntor, fyerje e ndjenjave tona kombëtare

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 13:35

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancë më 28 nëntor.

“OVL UÇK,  shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, z. Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, shtë dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Në reagim thuhet se kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.

Kjo organizatë thotë se mbajtja e seancës më 28 nëntor është fyerje e ndjenjave kombëtare.

“Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.”